Rozë

I dashuri 21 vjeçar i Adrianës me dedikim emocional për aktoren: Je ajo që dua, një bekim nga Zoti

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 November 2020

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, javën e kaluar ka zbuluar lidhjen e saj me futbollistin dhe reperin afrikan, Keith Groeneveld.

Kjo romancë u komentua mjaft shumë duke marrë parasysh edhe diferencën që kanë.

Artistja tregoi se dashuria është mbi gjithçka dhe se Keith e ka plotësuar atë.

-Advertisement-

Ka qenë Groeneveld, ai i cili ka ndarë një fotografi përkrah aktores dhe i ka bërë një dedikim emocional.

“Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua”.

“Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Adriana është nënë e katër fëmijëve nga martesa e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera