Lajme

I bien pishman: Mbi 40 persona që erdhën në Kosovë, kërkojnë të kthehen prapë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 28 November 2019

Një pjesë e madhe e njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri që erdhën në Kosovë, tash duan që të kthehen prapë në vendin e tyre.

42 persona kanë kërkuar në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendet prej nga kishin ardhur.

Për KTV-në, një gjë të tillë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj.

-Advertisement-

Ai e ka konfirmuar se ka pasur persona që kanë ardhur nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti, por nuk ka bërë të ditur numrin e tyre. Dhe nuk dihet nëse personat që po kërkojnë të kthehen janë po ata që u evidentua se nuk ishin nga zonat e prekura.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera