Fun & Video

I bie të fikët dhe përfundon në binarët e trenit, si u shpëtua në çastet e fundit-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 22 November 2019

Një shpëtim nga momenti fatal në çastet e fundit! Makinisti i një treni arriti që ti shpëtojë jetën në çastet e fundit një 37-vjeçari, i cili kishte humbur ndjenjat teksa rrinte në bankinë dhe përfundoi mbi shina, pak para se të arrinte treni.

Ngjarja në fjalë ndodhi në linjën 1 të metrosë, në San Paolo të Brazilit në stacionin Sao Joaquim.

Siç dëshmojnë edhe pamjet e xhiruara nga një pasagjer tjetër, 37-vjeçarit i ra të fikët, ra në binarë dhe nuk po përmendej. Pak momente më vonë situata u bë më dramatike, pasi, drejt tij u afrua treni, ndërkohë që ai nuk po përmendej.

-Advertisement-

Makinisti i trenit arriti që ta shpëtojë pasagjerin, vetëm pak centimetra para se përplasja të ishte fatale. Me ndihmën e pasagjerëve të tjerë dhe të personelit të stacionit, makinisti arrin që ta nxjerrë nga binarët.

Më tej ai u dërgua në spital me një plagë të lehtë në kokë, ndërkohë që arriti që ti shpëtojë vdekjes.

I bie të fikët dhe përfundon në binarët e trenit, si u shpëtua në çastet e fundit on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera