Lajme

I bënin presion vajzës, arrestohen prindërit e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 12 November 2021

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar prindërit e një vajze të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion verbal ndaj saj, shkruan Gazeta Infokus.

Pas këtij rasti viktima nuk ka pranuar që të kthehet në shtëpi, për këtë arsye ajo është dërguar në strehimore.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Gjakovë, si dhe për këtë është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.

-Advertisement-

Gjithashtu, lidhur me rastin në fjalë është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera