I akuzuari për terrorizëm del para gjykatës në Prishtinë, thotë se është penduar që luftoi për ISIS’in
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 18 Janar 2022
I akuzuari për terrorizëm, F. D ka pranuar fajësinë dhe shprehet i penduar që luftoi për ISIS-in.
Ai këtë pranim të fajësisë e ka bërë të martën, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi të njëjtit iu lexua aktakuza nga ana e prokurorit special Afrim Shefkiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka thënë se deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, ashtu siç ishte deklaruar edhe në polici dhe prokurori.
Mbrojtësi i tij, avokati Jeton Partuzi ka thënë se i akuzuari ishte konsultuar mjaftueshëm me të për pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë, prandaj i njëjti ka kërkuar nga gjykata që të aprovoj këtë pranim të fajësisë.
Aprovimin e pranimit të fajësisë e ka pranuar edhe prokurori special Afrim Shefkiu, i cili ka deklaruar se ky pranim i fajësisë është i plotë dhe në pajtim me dispozitat ligjore.
Në këtë mënyrë, kryetarja trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri e ka aprovuar këtë pranim të fajësisë.
Lidhur për rrethanat rënduese dhe ato lehtësuese të cilat do të merren parasysh gjatë matjes dhe shqiptimit të dënimit, prokurori Shefkiu si rrethanë lehtësuese ka përmendur pranimin e fajësisë së të akuzuarit, gjendjen familjare dhe pendimin për kryerjen e veprës penale.
Ndërsa si rrethana renduese prokurori Shefkiu ka përmendur peshën e veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit, mënyrën e kryerjes së veprës penale, si dhe kronologjinë e udhëtimit për të përfunduar si luftëtar i huaj terrorist.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Jeton Partuzi ka kërkuar nga gjykata që si rrethana lehtësuese të merr pranimin e fajësisë, bashkëpunimin e tij me organet e drejtësisë në të gjitha fazat e procedurës, gjendja e dobët ekonomike, e cila sipas avokatit ka ndikuar që ai për një jetë më të mirë të shkojë në Siri, pasi i janë premtuar rroga të mira dhe shtesa për fëmijë.
Avokati Partuzi si rrethanë tjetër ka përmendur edhe pendesën e thellë të të akuzuarit, faktin që është baba i gjashtë fëmijëve, gjendjen jo të mirë shëndetësore, qëndrimin e tij në paraburgim në Siri i cili sipas avokatit është maltretuar.
Ai po ashtu ka kërkuar nga gjykata që në dënimin e tij të shqiptuar t’i llogaritet edhe koha e kaluar në burg në Siri dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.
“Jam penduar për veprimet e mija, nuk e kam gjendjen e mirë shëndetësore, premtoj që më asnjëherë nuk do të përsëris vepër penale”, ka thënë në fund i akuzuari Demolli.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 20 janar 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur me 15 dhjetor 2021, i akuzuari F.D në gusht 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me personin A.H nga Prishtinë përmes vend kalimit kufitar “Hani i Elezit”, kishin depërtuar në Maqedoninë e Veriut.
Siç thuhet në aktakuzë, më pas përmes Bullgarisë kishin arritur në Turqi-Stamboll e pastaj në Gazientep dhe pas kontaktit me B.D kishin depërtuar në brendi të Sirisë dhe ishin regjistruar në ISIS, ishte pajisur me pushkë automatike AK47, dhe pas ushtrimeve luftarake kishte marrë pjesë në luftërat në Siri.
Sipas PSRK-së, më pas i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri me 17 korrik 2021, me c’rast është riatdhesuar në Kosovë.
Për këto veprime, ai po ngarkohet me veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, nga nenin 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...


































