I akuzuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare shpallet i pafajshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 17 January 2020
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka liruar nga akuza të akuzuarin A.M. Ky i fundit, muaj më parë, ishte gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për çka ishte dënuar më një vit burgim.
Kjo ngase gjykata e shkalles së parë kishte konstatuar se i pandehuri në vitin 2014, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtorit të departamentit ligjor dhe licencim të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH), në emër të institucionit të lartcekur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje direkte, ka lëshuar vendimin me të cilën ka revokuar në mënyrë të kundërligjshme licencën për transport hekurudhor të mallrave të ndërmarrjes “Railtrans” L.L.C. me seli në Prishtinë, të cilën në emër të ARH-së, e kishte lëshuar vet i pandehuri, e ku si pasojë i sjell përfitim operatorit të vetëm publik dhe monopolist “Trainkos”, dhe njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarës kompanisë “Railtrans” në vlerë rreth 1.2 milion euro.
“Gjykata e Apelit pasi shqyrtoi me kujdes pretendimet ankimore dhe i vlerësoi shkresat e lendes, gjeti se gjykata e shkallës së parë, e ka bërë vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike dhe me këtë gabimisht e ka shpallur fajtor të akuzuarin për veprën penale për të cilën është akuzuar, për shkak se provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk e dëshmojnë se i akuzuari ka kryer veprën për të cilën është akuzuar. Gjykata e Apelit konstaton se i akuzuari ka vepruar në përputhje me autorizimet e tij sipas Ligjit për Hekurudhat dhe akteve tjera nënligjore të ARH-së, nuk i ka tejkaluar autorizimet apo detyrat zyrtare dhe nuk ka pasur prova që e kanë dëshmuar se i njëjti kishte për qëllim dëmtimin e Kompanisë Railtrans, apo përfitimin e Kompanisë Publike Trainkos”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...