Lajme

I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 28 April 2024

Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit Lulzim Hetemit.

Kjo parti ka drejtuar akuza ndaj zyrtarëve të lartpërmendur  për siç thotë “vjedhje të pronave”.

“Postimi i fundit në rrjetet sociale në të cilin tregohen deklaratat e Radoica Radomiroviqit, zëvendësit të ministrit ilegal Nenad Rashiq dhe Arbër Vokrrit, zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, është dëshmi e qartë e ekzistencës dhe veprimtarisë së një grupi kriminal të organizuar të zyrtarëve qeveritarë të Albin Kurtit me qëllim të veprimit të kundërligjshëm dhe vjedhjes së pronës”, ka shkruar Lista Serbe në një postim në Facebook të publikuar të premten.

-Advertisement-

“Kjo video dëshmon ekzistencën e një grupi kriminal të organizuar anëtarë të të cilit janë, përveç zyrtarit qeveritar Albin Kurti dhe kryetarit ilegal dhe jolegjitim të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, se në këtë grup të organizuar kriminal ka hierarki me ndarje të qartë të detyrave për kryerjen e veprave penale, duke plotësuar kështu bazën ligjore për identifikimin e këtij grupi si një grup i krimit të organizuar”, pretendon mes tjerash Lista Serbe në postimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera