Fokus

I ❤️ Kosova midis Londrës

Autori: Halil Berisha 13:12 | 10 September 2019

Nuk kanë mbetur edhe shumë kohë kur do të filloj ndeshja e shumëpritur, Angli – Kosovë.

Kjo lojë do të luhet në Southampton të Anglisë dhe është në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian, shkruan gazeta inFokus.

E për ta shikuar lojën, drejtpërdrejtë nga stadiumi në Southampton kanë shkuar edhe disa tifoz të Kosovës, të njohur si “Dardanët”.

Këta, kanë lajmëruar se do të nisen nga kryeqyteti Anglez, Londër për të shkuar tek stadiumi në mënyrë të organizuar.

E lokalin në Londër, ku do të mblidhen “Dardanët”, tashmë e kanë zbukuruar me banera ku shkruhet “I ❤️ Kosova”./Gazeta inFokus/

Të tjera