Hysni Gucati vjen në Kosovë ta vizitojë nënën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 25 Prill 2023
Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të OVL-UÇK, Hysni Gucatit, që ky i fundit ta vizitojë nënën e tij. Në parashtresën e mbrojtjes së Gucatit, gjendja shëndetësore e nënës së tij përshkruhet si e përkeqësuar.
Përkundër kundërshtimeve të prokurorisë për pranimin e kërkesës pas dënimit të Gucatit, gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka aprovuar kërkesën e Gucatit. Në parashtresën që ka parë Demokracia.com, vlerësohet respektimi i rregullave të paracaktuara në katër vizitat e mëhershme të Gucatit në Kosovë.
“Së fundi, gjykata vëren se z. Gucati i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura ndaj tij si në vizitën e tij të fundit, ashtu edhe në tri rastet e mëparshme”, thuhet ndër të tjera në parashtresë.
Sipas kësaj parashtrese, vizita e Gucatit do të zgjasë një ditë.
Ish-kreu i OVL-UÇK ka të drejtë që, përveç nënës së tij në gjendje të rënduar shëndetësore, të vizitojë edhe familjarët e tjerë.
Specialja ka kërkuar bashkëpunim me autoritetet kosovare përgjatë kohës sa Gucati do ta vizitojë Kosovën, kohë kjo e cila nuk është përcaktuar në vendimin e lëshuar nga gjykata.data-revive-id=”d3580c50780aad70dda4dc966c24cdc1″ data-revive-seq=”3″ data-revive-loaded=”1″>
Prokuroria Speciale e ka konsideruar si “të pabazë” kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, për vizitë të nënës së tij.
Në parashtresën që kishte parë Demokracia.com pretendohet se në raportin mjekësor të prezantuar nga mbrojtja e Gucatit ekzistojnë “disa rreshta të paqartë”, derisa një pjesë e konsiderueshme e arsyetimit është e redaktuar.
“Kërkesa e Pestë pohon se nëna e GUCATIT është në [E REDAKTUAR]. Raporti Mjekësor është i përbërë nga disa rreshta të paqartë, gjë që nuk e mbështet këtë pretendim. Ai i referohet gjendjes së saj mjekësore si [E REDAKTUAR] dhe nuk jep asnjë bazë për pohimin se “[E REDAKTUAR]”. Raporti mjekësor gjithashtu thekson se nëna e GUCATIT është [E REDAKTUAR]. Sikur Raporti Mjekësor i 22 shkurtit të 2022-ës të përmbante ndonjë informacion që tregon urgjencë të vërtetë, duhet të supozohet se Mbrojtja do ta kishte paraqitur kërkesën në një datë më të hershme”, thuhej në parashtresën e ZPS-së.
Prokuroria e Speciales e ka parë edhe si problem çështjen që Gucati kërkesën po e parashtron si i dënuar nga gjykata.
Në kërkesën që ka parashtruar mbrojtja, u theksua se Gucati do të qëndronte për një ditë në Kosovë.
“Prandaj, nëse gjyqtari pranon kërkesën e z. Gucati për vizitë, Sekretari konsideron se një transferim i përkohshëm i z. Gucati në Kosovë për një (1) ditë, [I REDAKTUAR], do të ishte i realizueshëm, duke kuptuar që z. Gucati do të mbetej në kujdestari të Dhomave të Specializuara në çdo kohë”, thuhej në kërkesë.
Gucati ka vizituar nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe katër herë të tjera përgjatë kohës sa po mbahej në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...

































