Lajme

Hysni Gucati transferohet në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 25 September 2020

Metush Kryeziu, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së ka thënë se kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati tashmë është transferuar për në Hagë.

Kryeziu ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga familjarë të Gucatit, shkruan gazeta inFokus.

Ai po ashtu ka thënë se çdo arrestim i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet mbi dosje të paqena.

-Advertisement-

Anëtari i kryesisë së kësaj organizate ka konfirmuar se nuk kanë ftuar veteranët e UÇK-së që të dalin kundër arrestimit të Gucatit nga EULEX-i duke shtuar se po të ndodhte ajo do të kishte “rezistencë më të madhe”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera