Lajme

Hysni Gucati, sot i nënshtrohet një operacioni

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 18 October 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, do t’i nënshtrohet sot një operacioni.

“Hysni Gucati, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale në Hagë, kishte probleme të theksuara shëndetësore edhe para arrestimit, ndërsa gjatë qëndrimit në paraburgim i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë KMDLNj ka reaguar publikisht, ashtu siç e ka përfshirë këtë edhe në raportin për monitorim. Gjykata Speciale, për shkak se operacioni ka qenë i kushtueshëm, ka qenë hezituese duke pritur rezultatin e gjykimit”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thekson se është i shqetësuar që të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë nuk monitorohen në mënyrë efektive prandaj edhe është shtyrë operacioni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera