Lajme

Hysni Gucati gjendet brenda OVL-UÇK-së, Klinaku thotë se njësia e EULEX-it nuk po e lënë të dalë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 25 September 2020

Faton Klinaku, sekretar në OVL-UÇK, ka thënë se zyrat e tyre janë mbushur plot me njësinë e EULEX-it.

Ai ka thënë se brenda në zyrë gjendet kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati të cilin sipas tij EULEX-i nuk e kanë lënë të dalë jashtë.

Klinaku ka thënë po ashtu se ka provuar ta thërras në telefon por si duket njësia që po kryen aksionin nuk e ka lejuar të flasë as në telefon.

-Advertisement-

“Isha duke pi kafe zë zyrë dhe pashë korridorin e mbushur me plot këta zotëri që janë konsultu edhe me shtetin dhe me ta është edhe hetuesi i dhomave të specializuara. Ju thash jeniu ka veproni si në kohën e Jugosllavisë mirëpo atyre është dasht me ju kundërpërgjigj.

Janë duke kontrollu të gjitha zyrat, kryetari nuk po përgjigjet në telefon është ende brenda. Me siguri nuk po e lejojnë”, ka thënë Klinaku./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: EULEX  furnizohet me materiale shtese për vazhdimin e operacionit

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera