Lajme

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj gjykohen se penguan drejtësinë

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 30 April 2021

Ka filluar seanca ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale, në Hagë, shkruan Gazeta inFokus.

Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Albin Kurti zbulon detaje nga takimet e ditës së dytë në Bruksel

-Advertisement-

Prokuroria Gucatin dhe Haradinaj i ngarkon për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 11:00, por fillojë 45 minuta me vonesë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera