Lajme

Hyseni tregon se folur me zyrtarë të VV-së, iu ka kërkuar që Kurti ta takoj kurdo që ai e sheh të nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 06 August 2020

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, i ftuar në Rubikon të Klan Kosova, ka folur në lidhje me takimet që ka pasur me pjesëtar të të gjitha partive politike në vend, për t’i informuar nga dora e parë në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, tani kur ai është caktuar në këtë detyrë.

Hyseni ka thënë se skepticizmi i opozitës që procesi po kthehet prapa, është i pambështetur, pasi që të gjitha palët kushdo që ka qenë i interesuar janë informuar nga dora e parë me cdo gjë që është diskutuar në Bruksel

“Skepticizmi nga opozita është i pambështetur, sepse të gjitha palët që kanë qenë të informuar nga dora e parë, unë i kam takuar të gjithë. Kam pasur takim të shkëlqyer me zotëri Hoxhaj, kam pasur takim shumë përmbajtjesor me zotëri Limajn”, tha Hyseni.

-Advertisement-

Ai ka treguar se ka kontaktuar edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për tu dhënë informacione të dorës së parë.

“Pastaj e kam kontaktuar Vetëvendosjen. Më duhet ta vlerësojë publikisht gatishmërinë. Kam folur me zotëri Rexhep Selimin dhe ja kam shtruar kërkesën që zotëri Kurti të më takoj kurdo që ai e sheh të nevojshme në mënyrë që ta njofton me rrjedhën e dialogut në Bruksel. Natyrisht që zotëri Selimi me shumë mirësjellje më ka premtuar se do ta përcjell këtë porosi”, theksoi Hyseni.

Ai tutje ka thënë se në lidhje me këtë porosi të tij ende nuk ka marrë një përgjigje nga Kurti, duke treguar tutje se ftesën e kishte bërë që pas rikthimit nga takimi i parë në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera