Lajme

Hyseni tregon brenda sa muajve do të zgjidhet çështja e të pagjeturve pasi të arrihet marrëveshja me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 10 June 2021

Ish-koordinatori shtetëror në dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, çështja e të pagjeturve do të zgjidhet brenda 11 muajve.

Ai thotë se parashihet formimi i një komisioni Kosovë – Serbi i cili do të kryesohet nga Përfaqësuesi i BE-së për mbikëqyrje të procesit.

“Tash po ju dekonspirojë në fjalinë e fundit të këtij elementi thuhet se palët obligohen që 11 muaj më së largu pas nënshkrimit të marrëveshjes së përgjithshme do të zgjidhet çështja e secilit të pagjeturit, dhe parashihet formimi i një komisioni Kosovë – Serbi i cili do të kryesohet nga Përfaqësuesi i BE-së i cili do ta mbikqyrë krejt procesin”, ka thënë ai në Rubikon./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera