Hyseni sot në Departamentin e Shtetit, pritet nga Mathew Palmer
Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 03 August 2020
Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të takohet me të dërguarin e State Departamentit për vendet e Ballkanit Matthew Palmer.
Ai më pas do të ketë takime edhe me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe në Senatin Amerikan. Vetë Hyseni ka mohuar se ka të caktuar takim me Sekretarin Pompeo edhe pse mediat kishin raportuar diçka të tillë.
Hyseni kishte deklaruar se udhëtimi në SHBA ka të bëjë me “koordinimin e veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht që Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme” kishte thënë Hyseni.
Takimi Hyseni -Palmer pritet të mbahet në orën 11:00 sipas kohës lokale amerikane ose në ora 17:00 në Kosovë.
Nuk dihet nëse Hyseni do ta takojë edhe Asistent Sekretarin për Evropë dhe Euroazi Philip Reeker, të cilën e kishte takuar në Bruksel kur kishte udhëtuar për dialogun me Serbinë.
Të tjera
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...