Lajme

Hyseni merr dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 13 January 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni sot ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Hyseni i bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në qendrën e mjekësisë familjare Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjitha bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik“, ka shkruar Hyseni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera