Lajme

Hyseni me mesazh për Kurtin: Refuzimet për Vuçiqin bëji në takim jo para kamerave

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 28 April 2021

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili të mërkurën nga Burkseli deklaroi që nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq .

Ky takim ishte paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Gazeta inFokus.

Hyseni deklaroi se e mirëpret këtë deklaratë të Kurtit, por sipas tij, kjo nuk mjafton pasi këto duhet të thuhen në tavolinën e bisedimeve dhe jo para kamerave.

-Advertisement-

Hekuran Murati ia ‘bllokon’ projektin Mytaher Haskukës

“E mirëpres atë që e ka thënë sot në Bruksel, por nuk mjafton ajo duhet të thuhet në tavolinë, sepse nuk zgjidhet statusi i Kosovës, me gjithë respektin në komunikim me gazetarët apo para kamerave, por këto çështje zgjidhen në tavolinë të bisedimeve, e aty duhet të thuhen e pastaj të thuhen kamerave”, tha Hyseni në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera