Hyseni: Grupi i LVV-së brenda LDK-së në krye me Abdixhikun e ka sjellë këtë parti në 13%, ka mbetur pak Rugovizëm në parti

Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 21 February 2023
Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni vlerëson se ka mbetur pak Rugovizëm tashmë në këtë parti.
“Unë e them me keqardhje që ka mbet shumë pak Rugovizëm aty. Shumë pak, tmerrësisht shumë pak, e them me shumë shumë keqardhje. Le të krijohet, janë cikle pse jo, nuk duhet të ketë askush problem me atë. Por nuk mund të thirresh në frymën e LDK-së e të Ibrahim Rugovës në kohën kur nuk ka asgjë të LDK-së së kaluar dhe të Ibrahim Rugovës”, tha ai.
“LDK-ja e kalueme ka çdo gjë dhe çdo arsye për t’u mburrë, asgjë për t’u turpëruar, asgjë, e them me bindje të plotë. Sepse është sjell gjithmonë në pajtim me kërkesat jetike të shtetit dhe të vendit e jo të individëve”, ka deklaruar Hyseni në Info Nata në Tëvë 1.
Tutje Hyseni ka thënë se fajtori që LDK mori vetëm 13 % në zgjedhjet e fundit është “grupi i Vetëvendosjes në LDK”, në të cilin grup e fut edhe kryetarin Lumir Abdixhiku.
“LDK-në në 13 % e ka pru grupi i Vetëvendosjes brenda LDK-së. Pse i lejuam, sepse ka qenë fryma e Rugovës që me u hap ndaj çdokujt dhe ata kanë ardhë në LDK po janë kthy në njësi të Vetëvendosjes. Situatën e nuhatëm por me vonesë, me shumë vonesë. Se jo që s’është nuhatë dhe unë po ju them me bindje që edhe sot LDK-ja udhëhiqet nga grupi, nga ai grup që janë eksponentë, që kanë qenë përkrahës të Vetëvendosjes. Edhe Abdixhiku, ai mbi të gjitha. Kështu që unë nuk hezitoj këtë ta them”, ka deklaruar Hyseni.
Megjithatë sipas tij LDK së fundmi ka nisur të vetkorrigjohet.
“Duket që kohëve të fundit kanë fillu pak të vetkorrigjohen dhe sikur ta shohin vetveten, ta zënë vetveten gabim. Ata e dinë që LDK-në në 13 % e kanë pru pikërisht ata. Absolutisht jo ne të tjerët”, shtoi Hyseni.

Të tjera
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...