Lajme

Hyseni e mbron Thaçin: Si është e mundur që një person në burg të përmendet në FH

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 20 April 2022

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, i doli në mbrojtje ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili momentalisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Hyseni tha se si është e mundur që raporti i Freedom House ta përmendë Thaçin si person i lidhur me krimin dhe korrupsionin kur ai është në burg, ndërkohë që raporti është vjetor.

“Si është e mundur që të ketë një person që është në burg, kur ky raport e përmend një njeri që është në burg”, ka thënë Hyseni në T7.

-Advertisement-

“Ndoshta dikush ka harruar atje se një nga emrat është në burg, tash e një vit”, shtoi Hyseni me ironi.

Hashim Thaçi ka më shumë se një vit që gjendet në paraburgim në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera