Hyseni e çuan “çmenduri” kundërshtimin e Kurtit e Osmanit për Asociacionin: Janë e keqja më e madhe
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 30 January 2023
Ish-kryenegociatori i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë kundër Asociacionit, rrjedhimisht kundër marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai me anë të një postimi në Facebook thotë se kjo po ndodhë përkundër që bota demokratike po kërkon themelimin e Asociacionit, shkruan lajmi.net.
“Në anën tjetër ndërkaq, e gjithë bota demokratike, përfshirë këtu Amerikën, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe të gjitha vendet e BE-së, po bënë thirrje pa ekuivoke për themelimin e asociacionit dhe për marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë, e që në thelb do të ishte paqe midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan përgjithësisht!”, tha Hyseni.
Hyseni këtë e konsideron “çmenduri kolektive” që udhëhiqet nga Kurti e Osmani.
“Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe”, shtoi ai.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit të Asociacionit pëballë konsensusit ndërkombëtar “për” themelimin e Asociacionit
Dita ditës po marrin fromë dy konsensuse paralele, natyrisht, me diskrepancë të theksuar, shumë të thellë, “kundër” (ai transnacional ballkanik) dhe “për” themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë (ai ndëkombëtar).
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me VV-në në Kosovë, njëfarë biçim kryeministri, Abazoviq në Mal të Zi dhe grupi problematik i VV-së në Tiranë janë pjesë konsensusit transnacional ballkanik kundër asociacionit dhe rrjehdimisht kundër marrëveshjes së paqes midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht midis shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi . Në anën tjetër ndërkaq, e gjithë bota demokratike, përfshirë këtu Amerikën, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe të gjitha vendet e BE-së, po bënë thirrje pa ekuivoke për themelimin e asociacionit dhe për marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë, e që në thelb do të ishte paqe midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan përgjithësisht!
Pyetja thelbësore që shtrohet sot është: A ka në Kosovë një masë krtike që do t’I kundërvihet çmendurisë kolektive që po përpiqet ta instalojë në Kosovë sot “konsensusi transnacional ballkanik” që udhëhiqet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani dhe poltika e tyre, pa asnjë mëdyshje, e çmendur!
Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe.
As pesimistët më të mëdhenjë nuk e kishin mendua se udhëheqja aktuale e këtij vendi do ta kantandiste vendin në këtë gjendje. Kryeministri Albin Kurti dhe noterja e tij Vjosa Osmani, me politikat e tyre aventureske, kryeneqe, egocentrike, diletanteske, amatoreske dhe shumë të rrezikshme ia dolen që vendin tonë të dashur ta vendosin në raporte konfrontuese më partnerët e pazëvedësueshëm të Kosovës.
Dita e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të vendit, shënon ditën më fatkeqe për shtetin e ri të Kosovës. Është kjo dita kur filloi politika shkatërrimtare për vendin. Nuk ka si të mos thuhet këtu që Lidhja Demokratike e Kosovës bëri gabimin e pafalshëm strategjik, duke i krijuar kuorumin instalimit të së keqës. LDK-së, ato ditë i mungonte vizioni. Ajo pavetëdijshëm pandehte se qëndrimi në sallë të kuvendit dhe votimi për presidenten dhe rrjedhimisht mundësimi i krijimit të Qeverisë Kurti, ishte sjellje shtetërore. Por, ja që ky ishte pikërisht dhe përfundimisht qëndrim jo shtetëror. Çmimi i shkuarjes në zgjedhje, qoftë dhe çdo tre muaj, do të ishte shumë më i vogël sesa çmimi që ka rrezik të paguhet si pasojë e politikave infantile të këtyre aventurierëve politik.
Opozta parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, si dhe opozita qytetare kundër poltikave shkatërruese për vendin duhet të mobilizohet me çdo mjet demokratik për ta ndalur të keqen. Kosova po kalon një periudhë të stagnimit dhe prapakthimit, dështimit të plotë. Në këto rrethana Kosova nuk ka nevojë për një opozitë të heshtur, kalkulante dhe krejtësisht anemike. Kosova ka nevojë për në një opozitë, jo për vetveten, por për një opozitë për shtetin!
Kosova dhe populli i saj është janë me fat dhe të bekuar qe megjithate kanë ende përkrahjen e fuqishme të miqëve të saj, SHBA-ve në rend të pare dhe BE-së që po e mbrojnë këtë vend edhe nga politikat e papërgjegjshme të politikanëve të saj. Ne duhet ta deshmojmë që jemi pjesë e konsensusit ndërkombëtar e assesi pjesë e “konsensusit transnacional ballkanik”.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...