Hyseni ashpërson gjuhën ndaj VV’së, i quan sharlatanë zyrtarët e saj
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 16 January 2020
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni po thotë se nuk ka vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje për të ndërtuar qeverinë e re.
Hyseni thotë se nuk pranojnë që të hyjnë në qeveri me LV-në në rast se këta nuk kanë sjelljhe korrekte ku dominon mosbesimi në partneritet.
“Ne jemi sjellur me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë korrekte derisa kjo ka munguar nga ana e tyre dhe në këto rrethana në në asnjë formë nuk do të pranojmë që të ndërtojmë qeveri, në të cilen do të silemi si kundeshtarë poltik. Vetem një qeveri ku dominon sensi i partneritetit dhe mirëbesimit e çon vendin përpara”, tha ai
Hyseni, tha se janë në pritje të një përgjigje definitive nga VV-ja për të tejkaluar këtë situatë, duke mos i marrë në konsideratë qëndrimet e zyrtarëve të kësaj partie, që sipas tij po sillen me përbuzje ndaj LDK-së.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë publike poropozimin e saj të fundit i cili është mjaft i balancuar dhe korrekt, jemi në pritje të një reagimi nga Vetëvendosje për një përgjigje përfundimtare, për të rrumbullakësuar këtë çështje, megjithëse ne e dimë se tash e dy muaj Vetëvendosje është sjellur sikur të ishte në fushatë elektorale, duke apstrofuar dhe akuzuar zyrtarë të caktuar të LDK-së dhe duke nxjerrur sondazhe, si një formë presioni dhe ‘kërcenim’ se si do të dalin në zgjedhje të reja.Por ne nuk i marrim seriozisht disa zëra sharlatan të Vetëvendosjes që tërë ditën sillen me perbuzje ndaj LDK-së, por presim një qëndrim të qartë nga partia VV”, u shpreh Hyseni për Gazetën Blic.
Ai ka shprehur gatishmëri për të qëndruar edhe në opozitë, duke lënë të hapur rrugën e formimit të qeverisë nga VV me subjektet tjera politike, ndonëse vendimi për vija të kuqe ka qenë i gabuar sipas Hysenit.
“Ne jemi të gatshëm për të qëndruar edhe ne opozitë, nuk e kemi fare problem këtë gjë, Lëvizja Vetëvendosje le të ndërtojë qeverinë me parti tjera, lë të heq vijat e kuqe sepse vendosja e vijave të kuqe është shkurtpamësi poltike në një ambient politik si Kosova, me nje sistem elektoral tersisht proporcional. Unë e kam thënë edhe në LDK që logjika e vijave te kuqe, është vetvetiu përjashtuese, dhe si e tillë bllokon zgjidhjet”, tha Hyseni, duke shtuar se LDK nuk do të lejojë që vendi të futet në bllokadë institucionale.
“LDK do të veprojë konform interesave të vendit, jo atyre personale, siç po vepron tani Vetëvendosje, qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre në zgjedhje dhe nuk duhet deformuar ai. Lidhja Demokratike e Kosovës si parti institucionaliste dhe serioze do të angazhohet qe të mos lejohet që vendi të futet në bllkadë institucionale.”
Tutje, Hyseni përsëriti se janë në pritje të një përgjigje të prerë nga VV për të dalë pastaj me një qëndrim të ri se si duhet të veprohet më tutje, për krijimin e institucioneve të reja.
“Unë nuk jap qëndrime hipotetike, deri sa Lëvizja Vetëvendosje të jap një përgjigje të prerë nuk mund ta nxjerrë qëndrimin tim se si duhet të veprohet më tutje”, tha në fund ai.
Ndryshe, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për arritjen e një koalicioni qeverisës.
Deri më tani liderët e të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar 8 herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, por përpjekjet e deritashme kanë qenë të pasuksesshme.
Të tjera
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...