Lajme

Hysen Çekaj i bashkohet LDK-së, propozohet kandidat për deputet nga mërgata

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 September 2024

Hysen Sali Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka njoftuar se Hyseni do të propozohet si kandidat për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e këtij kandidimi, duke potencuar se Hyseni do të përfaqësojë idealet e prindit të tij dhe do të kontribuojë në forcimin e të djathtës në Kosovë.

-Advertisement-

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë. Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar ai në Facebook.

“E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim!”, ka thënë tutje Abdixhiku.

Hysen Çekaj, i cili ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Shtutgart dhe ka diplomuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, aktualisht është ligjërues në Dekra Akademi dhe koordinator i shkollave në këtë rajon.

Sipas njoftimit të kreut të LDK-së, Çekaj është i martuar me Valentinën dhe ka dy djem, Saliun dhe Malin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera