Sport

Hysaj tradhtohet nga Napoli, Atletiko Madrid nënshkruan me Trippier

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 18 July 2019

Atletiko Madrid ka hequr dorë nga Hysaj pasi ekipi spanjoll ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit anglez Kieran Trippier.

Transferimi u bë për shifrën e 20 milion eurove. 28 vjeçari u bashkua me Tottenham në vitin 2015 nga Burley dhe ka luajtur 100 ndeshje, ku ishte pjesë e formacionit edhe në finalen e Champions League kundër Liverpool.

Trippier nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pochettino dhe ai u bashkua me Atletiko Madrid. Hysaj tashmë do vazhdojë të shikojë për një ekip tjetër.

-Advertisement-

Shuma e madhe e parave që po kërkoi Napoli bëri që Hysaj të mos transferohej tek Atletiko Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera