Sport

Hysaj nuk largohet nga Napoli

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 11 January 2019

Është qetësuar “furtuna” mes Elseid Hysajt dhe Napolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare dukej në prag divorci më “të kaltrit” por me sa raportojnë mediat italiane situata nuk është më aq konfliktuale dhe 24-vjeçari mund të vijojë karrierën e tij tek klubi italian.

Përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Giufreddi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qënë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Carlo Ancelotti.

Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër.

-Advertisement-

Gjatë periudhës së fundit emri i Elseid Hysajt është përmednur shpesh duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Chelsean. Marrëdhënia e ngushtë me trajnerin e italian, Maurizio Sarrin dhe aktivizimi jo i rregullt tek Napoli kishin përforcuar zërat për një kalim të mundshëm tek klubi londinez.

Gjithsesi për momentin duket se ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë tek të kaltrit megjithëse në merkaton e dimrit situata mund të ndryshojë nga ora në orë.

Në vitin 2016-të futbollisti i përfaqësueses shqiptare nënshkroi kontratën e re me klubin napoletan, kontratë e cila përfundon në vitin 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera