Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Kërkohet shkarkimi i Rashit Qalajt
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 August 2020
Komisioni kuvendar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka debatuar për hyrjen e xhandarmërisë në fshatin Karaçevë.
Më i zëshmi ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka kërkuar përgjegjësi, konkretisht shkarkimin e drejtorit të Policisë.
“Le të dihet, se drejtori i Policisë nuk e kryen detyrën e vet, duhet me u shkarku dhe duhet me dhënë përgjegjësi”, tha Berisha.
Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se problemi me Karaçevën nuk zgjidhet me një veprim të policisë.
Sipas tij, atje gabimisht po quhet zonë neutrale, sepse sipas tij ajo pjesë i takon Kosovës.
“Atje ka vazhdu të mbetet një zonë neutrale, që faktikisht nuk është e tillë. Sa i përket mungesës së ministrit dhe informacionit të mjaftueshëm, unë mund të them se po mungon komunikimi me institucionet. Nëse ndërhynë policia atje, shteti duhet me reagu sikur është shkelë territori”, tha ai.
Deputeti Bekë Berisha, tha se këto gjana duhet të identifikohen, jo vec nga AKI-ja dhe policia kufitare dhe nuk duhet me fut kokën në zallë.
“Ministri i Mbrojtjes ka thënë se e kam pyet KFOR-in, kam qef me vet çka i kanë thënë KFOR-i. Ajo ushtri ka bërë krime në Kosovë, gjenocid i ka tmerruar njerëzit aty. Ka rastis unë me qenë në pushtet, çka po me vynë pushteti kur tmerrohen fëmijët në një katun në Kosovë. Njerëzit në institucione, sidomos drejtori i Policisë së Kosovës nuk duhet me i bishtnu kësaj pune”, ka thënë Berisha, shkruan Reporteri.net.
Kurse deputeti i VV-së, Mefail Bajçinovci, ka thënë se ai ka qëndruar në Karaçevë dhe qytetarët atje i kanë thënë se nëse xhandarmëria serbe hynë sërish atje, nuk do të rrijnë duarkryq.
“Qytetarët e atij vendi më kanë thënë se nuk do të rrinë duarkryq”, ka deklaruar ai.
Kurse deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka propozuar që anëtarët e Komisionit të shkojnë në Karaçevë dhe të marrim informacionet nga dora e parë.
Ai ka thënë se duhet të ftojnë edhe ministrin e Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë për të raportuar për këtë çështje.
Reçica tha se assesi nuk duhet të lejojnë që qytetarët ta marrin situatën në dorë, por të veprojnë institucionet.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...