Fokus

Hyrja e PDK-së në Qeverinë Hoti mund ta largoj Zemajn nga posti i ministrit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 12 August 2020

Duket se hyrja e PDK-së në Qeverinë Hoti është veç çështje ditësh.

Për këtë gjë edhe sot do të diskutoj AAK në mbledhjen e partisë, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus, gjithashtu ka mësuar nga burime të sigurta se PDK i ka kërkuar tri ministri.

-Advertisement-

Fjala është për ministrinë e Drejtësisë, të Punëve të Jashtme dhe atë të Shëndetësisë.

E nëse këto kërkesa i plotësohen partisë së Kadri Veselit, atëherë Meliza Haradinaj – Stublla bashkë me Selim Selimin dhe Armend Zemajn, do t’ia lëshojnë vendin ministrave të rinj nga PDK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera