Lajme

Hyri ilegalisht në Kosovë dhe po kryente kontrabandë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 March 2023

Njësitë policore kanë ndaluar një automjet në Leposaviq, që po e drejtonte i dyshuari serb, që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit, në automjetin e të dyshuarit është parë se i njëjti ishte duke kontrabanduar disa pajisje bujqësore.

Malli i kontrabanduar është dorëzuar në terminalin doganor, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Njësitë policore kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb i cili ishte hyr në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Gjatë kontrollit është gjetur se i njëjti ishte duke kontrabanduar disa pajisje bujqësore. Malli i kontrabanduar është dorëzuar në terminalin doganor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera