Lajme

​Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 09 August 2022

Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mundshme të furnizimeve me gazin rus hyn në fuqi sot.

Në bazë të planit, vendet anëtare të bllokut angazhohen që nga 1 gushti deri m 31 mars të vitit të ardhshëm të pakësojnë me 15% të konsumit të gazit, krahasuar me konsumim mesatar gjatë së njëjtës periudhë në pesë vitet e fundit.

Sipas përllogaritjeve të Komisionit Evropian, synimi është që përmes këtij plani të kursehen 45 miliardë metër kub gaz.

-Advertisement-

Vetëm Gjermanisë do t’i duhet konsumojë rreth 10 miliardë metër kub gaz më pak.

Synimi i planit për kursimin e gazit është përgatitja për mundësinë e një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve me gazin rus për vendet anëtare të BE-së, pasi Moska ka pakësuar ndjeshëm furnizimet e bllokut me gazin e saj gjatë muajve të fundit.

Plani i ri i kontingjencës gjithashtu parashikon mundësinë e vendosjes së kuotave të detyrueshme të kursimit të gazit në të gjithë BE-në në rast mungese të madhe të furnizimeve me gaz.

Të paktën 15 vende anëtare të BE-së, që përfaqësojnë më shumë se 65% të popullsisë së përgjithshme të bllokut do të duhet të japin miratimin e tyre për aktivizimin e alarmit për uljen e detyrueshme të konsumit të gazit.

Disa vende anëtare, ndër to Italia dhe Spanja, kanë siguruar përjashtimin nga një situatë e tillë, dhe do t’u duhet të kursejnë më pak se 15% të konsumit. Plani i emergjencës fillimisht do të jetë në fuqi për një vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera