Lajme

Hyn në fuqi marrëveshja për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Autori: Gazeta inFokus 06:31 | 06 June 2018

Marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovë e të Malit të Zihyri në fuqi më 4 qrshor, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Në njoftim thuhet se ambasdori i Republikë së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, ia dorëzoi drejtoreshës për çështje ligjore ndërkombëtare, Tatjana Raspopoviq, notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashmte të Kosovës me anë të së cilës “pala maalziase njoftohet se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjire të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, njofton RTCG.

Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të shënimit të Kosovës është gjithashtu data e hyrjes në fuqi, pasi të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi dhe njoftuan njëri tjetrin, transmeton RTK.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera