Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 17 September 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti, Armend Muja kanë mashtruar për rritjen ekonomike në Kosovë.
“Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përpos Ukrainës që është që dy vjet në luftë. Kosova është nën sanksione, rrezikon të largohet nga Procesi i Berlinit. Prej vitit 2021, gjatë kësaj qeverisjeje janë rritur çmimet për 22%. Inflacioni ka ra, por nuk kanë rënë çmimet. Qeveria po manipulon e me shifra. Kjo është gënjeshtra e radhës e tyre”, ka thënë Bajrami.
Nënkryetarja e LDK-së, ka thënë se Kurti sa ishte në opozitë thoshte se kur të bëhej kryeministër do të ulen çmimet, mirëpo sipas saj ndodhi e kundërta.
“Jo që nuk ka ndodhur kjo, po qeveria në kurriz të rritjes çmimeve po lavdërohet. Qeveria e ka marr asnjë masë për të ndryshuar këtë gjendje të çmimeve”, ka thënë Bajrami.
Kjo qeveri sipas deputetes Bajrami, mjetet e qytetarëve i ka fut në buxhet dhe pastaj siç është shprehur ajo “i ka shpërndarë në forma të karameleve dhe nuk ka pasur asnjë investim”. Deputetja Bajrami ka thënë në Debat Plus se partia në pushtet ka gënjyer edhe sa i përket rritjes së numrit të të punësuarve. Sipas saj, edhe këtu ka pasur rënie e jo ngritje.
Të tjera
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...