Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 21 December 2024
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024 është më ulët se në vitin 2018.
Bajrami thotë se këtë konstatim e nxjerr nga të dhënat e ministrisë së Financave, ku nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale në vitin 2024, janë shpenzuar vetëm 225 milionë nga niveli qendror dhe 189 milionë nga niveli lokal.
“Kjo qeveri per 4 vite nuk arriti të lë një shënjë pozitive në këtë vend.Dobët, shumë dobët”, ka shkruar Bajrami.
Reagimi i plotë:
Investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale për vitin 2024 deri me 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 mil. nga niveli qendror dhe 189 mil. nga niveli lokal, që dmth. kanë vetëm edhe disa ditë në dispozicion dhe janë plot 415 milionë euro mbrapa me realizimin e planit për investime kapitale.
Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018. Po sikur ta marrim në konsideratë edhe inflacionin që ka ndodhë gjatë këtyre viteve gjendja përkeqësohet edhe për se paku 25%, e që ky në fakt është realiteti. Me duhet të potencoj këtu se për dallim nga qeveria qendrore komunat kanë përformuar më mirë. Shih tabelën👇
Kjo qeveri per 4 vite nuk arriti të lë një shënjë pozitive në këtë vend.
Dobët, shumë dobët.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...