Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim

Autori: Gazeta inFokus
20:44 | 31 March 2023
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar në Facebook, ka komentuar punëndyvjeçare të Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ajo nuk ka realizuar asnjë premtim që ka bërë.
“Dy vite të Qeverisjeës së VV-së, por sot nuk kemi asnjë projekt, asnjë premtim të realizuar, asnjë rezultat. Për dy vite kjo qeveri tregoi paaftësinë totale, mungesën e interesimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë. Sot numërojmë zerro transparencë për qindra miliona subvencione të shpërndara dhe asnjë listë të publikuar. Asnjë politikë fiskale, asnjë reformë strukturore, ska zhvillim ekonomik, përkubdrazi, është bërë e papërballueshme jeta e qytetarëve tonë nga ngritja enorme e çmimeve. Ka më shumë se një vit që pushteti mbledh 50 për qind më shumë tatime prej qytetarëve tonë. Nuk është hequr norma e TVSH-së, për produkte bazë siç ishte premtuar, 100 për qind është ngritur çmimi i energjisë para një viti, e prej një prillit pritet të ketë ngritje tjetër. Energjia është e lirë, thoshin dikur, 105 koeficienti i pagave, kemi ulje të pagave për mijëra punëtorë të sektorit publik, kurse për sektorin privat asnjë masë për të ndihmuar të punësuarit”, tha Bajrami.
Ajo më tutje theksoi se nga Kosova kemi ikje të profesionistëve të të gjitha fushave, pa asnjë masë për parandalim të kësaj dukurie.
“Nuk ka vende të reja të punës, nuk ka bankë zhvillimore, nuk ka fond sovran, përkundrazi po vazhdon privatizimi valë valë, të cilin VV e kishte kundërshtuar për 15 vjet. Morën votat duke premtuar 4 mijë banesa për qifte të reja, sot nuk kemi as nisje të këtij projekti, por qeveria ka rritur tatimin në pronë. Nuk ka sigurime shëndetësore, e spitalet tona, nuik kanë penj, dorëza, e as infuzione. Falë kësaj Qeverie kemi më pak sovranitet në veri. Thonin se familjarët janë për dasma, por sot nuk ka institucion, në të cilin nuk kanë punësuar familjarë. Fenomenin e kapjes së institucioneve e kanë bërë edhe me ligj, por ky ligj ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri ka thënë se janë super-kriminelë ata që shkelin Kushtetutën, por të tillë i ka ministrat në kabinet. E martin Berishajn e ka marrë në mbrojtje, 4 milionë euro transaksione të dyshimta,. A është ky ndryshimi që premtuan?”, theksoi Bajrami në analizën e punës dyvjeçare të Qeverisë.

Të tjera
-
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të d...
-
Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëv...
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...
-
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një pers...