Lajme

Hykmete Bajrami e zhvendosë fajin tek Ministria e Abrashit: Nuk na informuan me kohë për avullimin e 2 milionë eurove

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 28 October 2020

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës e ka pranuar se skandali I avullimit të mbi 2 milionë eurove nuk ka qenë atakim kibernetik por vjedhje klasike që e ka kryer zyrtari i Ministrisë së Financave nga kontratat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Por ajo tha se nuk e din ende arsyen se pse Ministria e Infrastrukturës edhe pas disa ditëve që ju kishte “zhdukur” buxheti nuk e kishte lajmëruar Ministrinë e Financave.

“Secila organizatë buxhetore e sheh në kohë reale buxhetin e saj për secilin projekt dhe unë jam e habitur se si zyrtarët përgjegjës të Ministrisë së Infrastrukturës nga ku janë marrë mjetet, nuk e kanë njoftuar menjëherë Ministrinë e Financave. Tani kjo çështje është në organet e drejtësisë dhe pritet të sqarohet çdo detaj”, ka thënë ndër të tjera ministrja Bajrami.

-Advertisement-

Ajo gjatë raportimit tha se aktualisht janë bllokuar llogaritë e disa kompanive dhe rreth 550 mijë euro janë bllokuar, por deputetët e pyetën se çfarë ka ndodhur edhe me mbi 1.5 milionë euro tjera, ndërkohë që ministrja Bajrami tha se për këtë tani po punojnë organet e drejtësisë duke u shprehur optimiste se mjettet e vjedhura do të kthehen në buxhetin e shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera