“Huqja” e radhës, hudhet poshtë aktakuza pasi vërtetohet se ishte ngritur ndaj personit që ka vdekur para 17 vjetësh
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 19 August 2019
Pasi është vërtetuar se aktakuza ishte ngritur ndaj personit të gabuar, Prokuroria Themelore në Pejë, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për vjedhje të rrymës, T.S.
Pas përballjes me një “huqje” të tillë, Gjykata Themelore në Pejë, e ka hudhur poshtë aktakuzën që ishte ngritur në korrik të vitit 2017, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Krejt procesi gjyqësor ndaj personit të gabuar ishte zhvilluar pas ushtrimit të kallëzimit penal nga kompania KEDS, për personin, që më pas, është vërtetuar se ka vdekur para 17 vjetësh në Zvicër.
Por, pasi që seancat kishin dështuar të mbaheshin në këtë rast dhe për ta siguruar praninë e të akuzuarit në seancë gjyqësore, Gjykata Themelore në Pejë, më 17 gusht 2019, kishte lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit për vjedhje rryme, T.S.
Pasi që kishte arritur që të zbatohet ky urdhërarrest, një person tjetër me emrin T.S, i njëjt sikur ai në aktakuzë, ishte arrestuar pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë. Ai është paraqitur në seancë duke deklaruar se nuk është personi për të cilin e akuzon Prokuroria e Pejës.
Ai ka thënë se nuk jeton në Pejë, por në një fshat të Komunës së Gjakovës, ku është vërtetuar se emrin dhe mbiemrin e ka të njëjtë me të akuzuarin, por që bëhet fjalë për një person tjetër. Ai ka thënë se edhe numri personal i tij, dallon me personin që është përmendur në aktakuzë.
Në seacën e së hënës, ka marr pjesë edhe djali i T.S, i cili ka thënë se babai i tij, ka vdekur para 17 vjetëve në Zvicër. Pas këtyre informatave, gjykatësja Florije Zatriqi, e ka hudhur poshtë aktakuzën në këtë rast, pasi nga e njëjta, paraprakisht është tërhequr prokurorja Ardiana Veseli.
Prokurorja Veseli ka deklaruar që aktakuza është ngritur në bazë të kallëzimit penal të ngritur nga ana e KEDS-i.
“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor e duke u bazuar edhe në kontatimin e përfaqësueses së KEDS-it u vërtetua që i akuzuari T.S si në aktakuzën e prokurorisë, të dhënat e tij nuk përputhen me të dhënat e paraqitura në kallëzim penal nga ana e KEDS-it. Gjithashtu u vërtetua se personi i paraqitur në kallëzim penal ka vdekur para shumë vitesh, gjegjësisht para 17 vitesh, siç e vërtetoi në këtë seancë edhe djali i tij. Andaj nga të lart cekurat unë si prokurore tërhiqem nga aktakuza ndaj personit të paraqitur në aktakuzë T.S”, ka thënë prokurorja Veseli.
Kurse, fillimisht e autorizuara e KEDS-it, Ariana Kurmehaj, ka deklaruar që në bazë të ekipit të terrenit të KEDS-it, ka rezultuar që në adresën e banimit si në aktakuzë, shfrytëzues i njehsorit është A.S, djali i të ndjerit T.S.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, aktakuzën në këtë rast, e kishte ngritur më 27 korrik të vitit 2017.Në këtë aktakuzë, T.S, akuzohej se ka kryer veprën penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”.
Ai akuzohej se më 5 maj të vitit 2015, në shtëpinë e tij, në Pejë, pa autorizim të furnizuesit, është lidhur direkt në rrjetin elektrik, në atë mënyrë që i njëjti, nga ana e komisionit të KEDS-it, është hasur se furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të kundërligjshme.
Me këtë, sipas aktakuzës, i ka shkaktuar dëm KEDS-it në shumë prej 564.44 euro.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...