Lajme

Hungaria rritë numrin e bursave për kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 29 October 2020

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar Budapestin, ku edhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, dhe Programin e Koordinimit për Shkencën dhe Edukimin, shkruan Gazeta inFokus.

Me një postim në faqen zyrtare në Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka nënshkruar edhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e Edukimit e Shkencës për ofrimin e skemës së bursave ‘Stipendium Hungaricum’ – duke ngritur kështu numrin e bursave të ofruara nga Hungaria për studentët kosovarë nga 50 në 75 për tri nivele të studimeve.

“E shoqëruar po ashtu nga deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, bashkërisht i shprehëm homologut Hungarez mirënjohjen ndaj Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, subjektivitetit të saj ndërkombëtar, dhe aspiratën tonë Euro-Atlantike. Ministri Szijjártó shprehu mbështetjen e plotë dhe të parezervë për të drejtën e vonuar të Kosovës për liberalizim vizash, duke ftuar edhe shtetet e BE-së për veprim strategjik dhe vendimmarrje finale gjatë sidomos tani gjatë Presidencës Gjermane”, ka shkruar ajo. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera