Hungaria pret zhbllokimin e fondeve të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 29 November 2022
Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embargon ndaj fondeve të ngrira për rimëkëmbje nga COVID-i dhe pret që t’ia dorëzojë ato më 2023, nëse plotësohen kushtet.
Kështu deklaroi më 29 nëntor kryenegociatori i Budapestit me Bashkimin Evropian, Tibor Navracsics.
Zyrtarët e Komisionit Evropian deklaruan javën e kaluar se blloku ende nuk e pranon se Hungaria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat kundër korrupsionit dhe ato në fushën e gjyqësorit që të hiqet pezullimi i fondeve.
Pozicioni zyrtar i bllokut për zhbllokimin e fondeve pritet të bëhen publik të mërkurën, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Financës dhe Ekonomisë, të cilët do të takohen muajin e ardhshëm.
“Ne po presim dritën e gjelbër nga Komisioni se ne kemi përfunduar negociatat… në dhjetor”, tha Navracsics për gazetarët në Budapest.
“Skenari realist” është që blloku do të miratojë me kusht planin e rimëkëmbjes së Hungarisë pas pandemisë në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh, tha Navracsics.
Ai tha se beson që blloku do të vazhdojë pezullimin e fondeve prej 7.5 miliardë eurosh derisa Budapesti të plotësojë të gjitha kushtet.
Hungaria po shpreson që “vitin e ardhshëm, të gjitha fondet e pezulluara të BE-së të jenë në dispozicionin tonë”, tha ai.
Brukseli vazhdimisht është përplasur me kryeministrin e krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, dhe me Qeverinë e tij, pasi blloku argumenton se autoritetet hungareze po përbuzin demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Budapesti shpesh kritikon Brukselin, përfshirë edhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Navracsics tha se një rezolutë e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që fondet të vazhdojnë të jetë të bllokuara dhe sipas tij, kjo ka bërë që “disponimi politik” në Bruksel të jetë kundër Hungarisë.
Nëse fondet për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit nuk zhbllokohen deri në vitin e ri, 70 për qind e këtyre fondeve do të humben.
Muajin e kaluar, Parlamenti hungarez nisi miratimin e reformave për luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe themelimin e një “autoriteti të pavarur” për të kontrolluar më mirë përdorimin e fondeve të BE-së./REL
Të tjera
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...
-
Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën
Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evr...
-
Gjykata e Beogradit dënon me 56 vjet burgim 7 serbë për krime lufte në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinoviq u dënua para departa...
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...