Lajme

Hungaria mohon kalimin ilegal të kufirit nga kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 08 September 2017

Zyrtarë të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë evidentuar së fundmi raste të kalimit ilegal të kufirit në shtetin e tyre nga kosovarët. Në anën tjetër, të mërkurën mbrëma disa autobusë janë nisur nga Prishtina për në Beograd me synim vendet e BE-së

Më fëmijë para duarsh që i ka zënë gjumi, Fatime Feta të mërkurën mbrëma priste bashkë me bashkëshortin autobusin e linjës Prishtinë – Beograd.

Afër tyre janë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë që presin autobusët e së njëjtës linjë, duke synuar më pas ilegalisht kalimin e kufirit drejt Hungarisë, shkruan Zëri.

-Advertisement-

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë më në Kosovë, por synojnë të arrijnë në një shtet të Bashkimit Evropian, ku edhe do të kërkojnë azil.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera