Lajme

Hungaria kërkon të fillojnë negociatat e paqes për Ukrainën në OKB

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 26 January 2023

Ministri i Jashtëm i Hungarisë u ka kërkuar anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që të fillojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të zëvendësojë retorikën e luftës me retorikën e paqes,” tha Peter Szijjarto.

“U kërkoj me përulësi përfaqësuesve të të ashtuquajturave superfuqi, të ulen rreth tryezës së bisedimeve dhe të negociojnë se si mund të krijohet paqja”.

-Advertisement-

Szijjarto theksoi ndikimin ekonomik që lufta po ka në vendin e tij, duke përfshirë një fluks emigrantësh dhe kosto të larta të energjisë që nga fillimi i rrugës, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera