Hungaria e gatshme të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 July 2023
Ratifikimi i aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO nga ana e Hungarisë është tani “vetëm çështje teknike”, tha të martën ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, pasi Turqia ra dakord të lejojë shtetin nordik që të bashkohet me aleancën ushtarake.
Të hënën, Turqia u pajtua që të lejojë Suedinë që t’i bashkohet NATO-s, duke u mundësuar aleatëve që të shfaqin unitetin e tyre, në një samit që i kushtohet kryesisht forcimit të mbështetjes për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë.
Hungaria dhe Turqia janë anëtarët e fundit të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë në aleancë.
“Përfundimi i procesit të ratifikimit tani është vetëm një çështje teknike”, tha Szijjarto në një deklaratë në Facebook.
Parlamenti i Hungarisë përfundoi seancën e tij të jashtëzakonshme verore të premten, por mund të thërrasë një mbledhje të re në ditët në vijim për të vazhduar me votimin.
Kryeministri Viktor Orban përsëriti të premten e kaluar se Budapesti mbështet aplikimin e Suedisë.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s ashtu edhe me Turqinë”, tha ai.
“Nëse shohim se kemi diçka për të bërë, do ta bëjmë. Hungaria nuk njihet për zvarritje nëse duhet të marrim një vendim”, tha ai.
Bllokimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ofertën e anëtarësimit të Suedisë kishte hedhur një re mbi përgatitjet për samitin e NATO-s të së martës, por vendet i zgjidhën dallimet e tyre në bisedimet e orës 11 në Vilnius.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, pas takimit në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
Turqia kishte bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.
Që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s, duhet që të 32 shtetet të ratifikojnë në parlamentet e tyre protokollet e pranimit. Në rastin e Suedisë, përveç Turqisë, edhe Hungaria nuk e ka ratifikuar protokollin që Stokholmi të bëhet pjesë e aleancës.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022.
Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill të vitit 2023.
Marrëveshja mes Suedisë dhe Turqisë vjen një ditë para nisjes së samitit dyditor të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë. Ky samit pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë dhe raportet që aleanca do të ketë në të ardhmen me Kievin.
Pavarësisht se Ukraina dëshiron që NATO të bëjë hapa drejt anëtarësimit të Kievit në aleancë, Stoltenberg ka thënë se nuk do t’i dërgohet ftesë Ukrainës për anëtarësim, për aq kohë sa vazhdon lufta me Rusinë./rel
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...