Lajme

Hungaria i dhuron Malit të Zi gardh për të bllokuar kufirin

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 03 June 2018

Numri i refugjatëve në korridorin e ri ballkanik rritet, Hungaria sapo ka kërkuar ndërtimin gratis të gardhit kufitar. Një trafikant shqiptar nga Mali i Zi dhe dy refugjatë pakistanezë tregojnë historitë e tyre për “Der Spiegel”.

Burri është i hutuar. “Atje presin shumë. Ama tepër”,- thotë ai me bindje. “Nuk mund të ankohem për urdhrat”. Ai thith edhe një cigare dhe gjerb një espresso ekstra të fortë. Një kafe në bulevardin Skenderbeg të Ulqinit, një qytet bregdetar në jug të Malit të Zi, pak më tej nga kufiri me Shqipërinë. Bajrami, rreth të dyzetave, me flokë të zeza, i parruar prej tre ditësh, flet me kusht që emri i tij i vërtetë të mos publikohet. Sepse ai është trafikant – ai organizon refugjatët ilegalë për t’u futur nga Shqipëria veriore drejt Malit të Zi dhe i shoqëron më tej përmes vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera