Hungaria dhe Serbia pajtohen për ndërtimin e naftësjellësit rus
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 10 October 2022
Serbia dhe Hungaria janë pajtuar të ndërtojnë një naftësjellës që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet, duke u lidhur në tubacionin e naftës ‘Miqësia’”.
Ndërtimi i naftësjellësit u dakordua pasi që Bashkimi Evropian miratoi pakon e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë, që kufizon importin e naftës së papërpunuar ruse. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, kanë akuzuar Kroacinë se ka iniciuar nismën që Serbia të mos përjashtohet nga ndalimi i importit të naftës, që parashihet në pakon e tetë të sanksioneve.
Vuçiq tha se për shkak të këtij fakti, Serbia më nuk e konsideron Kroacinë si furnizuese të besueshme, dhe se do të duhet të diversifikojë burimet e naftës dhe shtoi se ka diskutuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për mundësinë e lidhjes në naftësjellësin “Miqësia”, që sjellë gaz nga Rusia në Hungari, përmes Ukrainës. Nafta ruse arrin në Serbi përmes Naftësjellësit të Adriatikut (JANAF).
Zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, shkroi në Twitter se për këtë gjë, Serbia ka të ngjarë që në të ardhmen të mos pranojë më naftë përmes Kroacisë.
“Aktualisht, furnizimet me naftë kryesisht kalojnë përmes tubacioneve nëpër Kroaci, por ka pak të ngjarë që kjo do të vazhdojë në të ardhmen, për shkak të sanksioneve të miratuara”, shkroi ai.
Hungaria, që po ashtu varet shumë nga nafta dhe gazi rus, ka mbështetur pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë.
Dega jugore e naftësjellësit “Miqësia” kalon përmes Ukrainës në Hungari, më pas në Sllovaki dhe në Republikën Çeke, dhe është burimi kryesor i naftës së papërpunuar për këto tri shtete./REL
Të tjera
-
Kongresisti Torres: Angazhimin tim do ta vazhdojë deri në anëtarëtimin e plotë të Kosovë në NATO
Të hënën, Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e NATO-s miratoi vendimin për...
-
Tahiri: Kurti ka një frikë si të qyqarit, mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë
Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thën...
-
Aktakuzë kundër dy personave për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy pe...
-
Kurti: BE e SHBA “shumë të buta” ndaj Serbisë, duhet caktuar afat për miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Financial Times” k...
-
Arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia, pas një përleshje ku u përdorën ἀrmët në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar A.L, njërin nga gjashtë persona...
-
Temperaturat në Pakistan kalojnë 52 gradë Celsius
Temperaturat u rritën mbi 52 gradë Celsius (125.6 gradë Fahrenheit) në provin...
-
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin sot zyrtarisht shtetin palestinez
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin ...
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një shansë të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se...
-
Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike ...
-
Mehaj: Kosova do luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e demokracisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit ...
-
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka votuar të hënën pro avancimit të statusit ...
-
Fjalimi i Veselit dhe përplasja e avokatit me gjyqtarin,: Çka ndodhi dje në Hagë?
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dje ka folur për herë të pa...