Shëndetësi

Hundë e mbyllur dhe sinuset: 8 mënyra si të merrni frymë përsëri!

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 04 December 2017

Me këto tetë truqe do të merrni frymë përsëri pa pengesa, siklet dhe nervozë

Hunda e mbyllur dhe sinuset janë shumë të pakëndshëm, kurse shumë gabojnë kur mendojnë se kjo është pasojë e shtresimit të mukozës. Shkaku i vërtetë nganjëherë janë ftohja, gripi, alergjitë apo infeksionet.

Me këto tetë truqe do të merrni frymë përsëri pa pengesa, siklet dhe nervozë:

-Advertisement-

Përdorni lagështuesin (humidifierin) e ajrit
Frymëmarrja në një mjedis me lagështirë ndihmon në lehtësimin e indeve të acaruara dhe venave të enjtura në hundë dhe sinuset dhe e bën më të lehtë nxjerrjen e mukozës së akumuluar sepse e zbutë atë. Lagështuesi i ajrit e kthen ujin në lagështi e cila përhapet në hapësirë dhe me frymëmarrje kalon nëpër hundë dhe sinuse.

Inhaloni (avulloni) çaj kamomili

Në ujë të nxehtë shtoni kamomilë dhe përkulni kokën mbi enë, mbulojeni me peshqir dhe thitheni avullin nëpër hundë, kurse nxirreni frymën përmes gojës. Ndihmon edhe nëse një enë me ujë të nxehtë në të cilën është kamomila e vendosni mbi radiator (kalorifer) në dhomën e gjumit.

Ngrohtësia e radiatorit e nxitë avullimin dhe e thithni avullin shërues gjatë fjetjes. Kamomila ndikon si antiinflamatorë dhe është e shkëlqyer për sinuset.
Bëni dush me ujë të nxehte

Ngjashëm sikur lagështuesi i ajrit, ndihmon dushi me ujë të nxehtë. Në fakt, gjatë dushit krijohet avull i cili me thithje hyn në hundë, i zbutë shtresimet të cilat pastaj dalin më lehtë, që krijon lehtësim. Gjithashtu, avulli zvogëlon inflamacionin e sinuseve. Në vend të dushit, ndihmon edhe larja e enëve mbi lavaman me ujë të nxehtë. Me rëndësi është të thithni avull.

Pini mjaftueshëm lëngje

Më ideale është uji, por i mirë është edhe çaji, supa, lëngje të ndryshme e tj. Me rëndësi është që trupi të marrë mjaftueshëm lëngje, sepse kjo ndihmon zvogëlimin e mukozës së grumbulluar me çka zvogëlohet edhe presioni në sinuse, e kjo shpie në zvogëlimin e inflamacionit.

Përdorni tretje fiziologjike

Kjo tretje mund të blihet në barnatore, në formë spreji, kurse ndihmon në rritjen e lagështisë në hundë dhe sinuse. Gjithashtu ndihmon nxjerrjen e mukozës dhe zvogëlimin e presionit dhe inflamacionit të sinuseve. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që para përdorimit të konsultoheni me mjekun, veçanërisht nëse përdorni barna.

Shpëlani rregullisht sinuset

Kjo bëhet me një enë të veçantë plastike të disenjuar ashtu që me sukses e fut ujin në vrimën e hundës i cili kalon nëpër sinuse dhe kalon në vrimën tjetër të hundës. Shiten në barnatore, kurse rekomandohet përdorimi i ujit të destiluar apo steril. Veprimi kryhet më parë në njërën vrimë e pastaj në tjetrën. Kjo ndihmon në pastrimin e sinuseve nga shtresimet e dendura.

Përpiquni me refleksologji

Pika të caktuara në shuplaka, shputa dhe veshë janë përgjegjëse për pjesë të caktuara të trupit, kurse stimulimi i tyre e kthen drejtëpeshimin. Te inflamacioni i sinuseve mund të ndihmojë masazhimi i majave të gishtave të mëdhenj në duar me mollëzat e gishtërinjve tjerë.
Vendosni garzë të ngrohtë

Peshqirin zhyteni në ujë të ngrohtë, shtrydheni dhe vendoseni në fytyrë. Ngrohtësia ndihmon në zgjërimin e kanaleve të hundës dhe sinuseve të cilët shkaktojnë presion dhe dhimbje. Përsëriteni aq sa është e nevojshme. Gjithashtu, nëse zieni çaj kamomile, qeskat e ngrohta vendosni në fytyrë, në zonën e sinuseve dhe mbani deri sa të ftohen./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera