Lajme

Humolli thotë se fëmijët nuk e marrin dhe as përhapin Covidin

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 15 August 2020

Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se më shqetësuese se numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19 është numri i lartë i rasteve aktive.

“Mbi 3,900 rastet aktive janë burim i madh rreziku që të infektojnë persona tjerë”, tha ajo në Rtv Dukagjini.

Humolli thotë se ka sinjale të mira që mund të bie numri i të prekurve me COVID-19 por sipas saj duhen dy javë për të parë trendin se pandemia po zbutet.

-Advertisement-

“Dy ditë të mira nuk mund të merren si indikatorë domethënës. Duhet edhe për dy javë të ketë rënie të vazhdueshme të sëmundjes”.

Ajo ka thënë se miratimi i Ligjit anti-Covid në Kuvend do të ndihmojë në luftimin e pandemisë dhe plotëson zbrazëtirat që kishte Ligji për Sëmundjet ngjitëse, përcjell Telegrafi.

Zyrtarja profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mësimi për klasat e ulëta duhet të fillojë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për përhapje të pandemisë.

“Parashkollorët e deri te klasa e pestë të mbajnë mësimin fizikisht në shkollë pasi grup mosha e tyre nuk atakohet nga virusi e as nuk janë burim i përhapjes së virusit. Moshat e tjera mund të mbajnë mësim edhe online, por shkollat profesionale duhet të jetë fizikisht në shkollë. Edhe studentët e mjekësisë duhet të jenë fizikisht në shkollë pasi puna praktike bëhet në vendin e ngjarjes ndërsa ligjëratat mund të bëhen edhe online”, tha ndër të tjera Isme Humolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera