Lajme

Humolli skeptik për Urën: S’mund kurrë të besoj që kur Kurti thotë bëhet diçka, të bëhet ashtu siç e thotë

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 26 August 2024

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, është shprehur pesimit se kryeministri Albin Kurti do ta hap Urën e Ibrit.

“Unë në rradhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.

Humolli, tha se Kurti kishte premtuar që brenda një viti do të përfundoheshin punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe se kjo nuk është realizuar.

-Advertisement-

Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, deklaroi ai, në “Info Magazinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera