Lajme

Humolli i VV-së: Punëtorët e arsimit kanë bërë kërkesa të arsyeshme, Qeveria të bisedoj pa paragjykime me Sindikatat

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 21 September 2022

Kanë kaluar saktësisht tri javë që kur nxënësit e mësimit parauniversiar në Kosovë, nuk kanë filluar vitin e ri shkollor për shkak të grevës së shpallur nga ana e BSPK-së.

Gjatë kësaj kohë janë zhvilluar disa takime mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist, i cili udhëhiqet nga kryetari i SBASHK-ut për gjetjen e një zgjidhje për ndërprerjen e grevës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka thënë se punëtorët e arsimit kanë bërë kërkesa të arsyeshme.

-Advertisement-

Në një prononcim për Indeksonline, deputeti Humolli ka thënë se qeveria e ka për obligim që të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes për të tejkaluar situatën.

“Qeveria duhet me bë çfarë është e arsyeshme. Punëtorët e arsimit kanë bërë kërkesa të arsyeshme. Qeveria duhet me bisedu pa paragjykime me sindikatat e punëtorëve. Punëtoret tanë kanë dhënë dhe japin për vendin, besoj se dinë t’i vlerësojnë drejtë mundësitë e buxhetit të vendit tonë”, ka thënë Humolli.

Partitë opozitare në anën tjetër, i kanë dhënë mbështetje grevës dhe të njëjtën kohë kanë kërkuar nga Qeveria që të dialogoj urgjentisht me Këshillin Grevist për ndërprerjen e grevës.

Vet kryeministri Kurti ka thënë sot se greva duhet të ndërpritet dhe SBAShk duhet t’i ndalë shantazhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera