Humolli i VV-së: Kurti përmes grevistëve po kërkon destabilizim të vendit – Kjo qeveri po vepron sikurse të ishte në mars, duhet rrëzuar
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 04 October 2022
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka ngritur dyshime të forta se kryeministri Albin Kurti, assesi nuk është i interesuar që greva në arsim të pezullohet, por që ajo të vazhdoj.
Fatmir Humolli i ka thënë Gazeta Blic se shefi i partisë së tij, njëherit kryeministër i vendit po kërkon krejt diçka tjetër.
“Ka dyshime që Qeveria dëshiron ta vazhdojnë grevën punëtorët e arsimit, kurrgjë tjetër. Në mënyrë tërthorazi po i thërret punëtorët e arsimit që të ta vazhdojnë, sepse ka nevojë për destabilizim të vendit kaq”, ka analizuar Humolli.
Ndalja e pagave për punëtorët grevistë të arsimit, sipas tij është vendim mjaft i gabuar.
“Kjo qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë”, ka thënë ai ndër të tjera.
Sipas tij, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë një ‘mision’ para vetës për Qeverinë dhe në rast se nuk iu ’dhezë’ atëherë ka kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie.
“Për fat të keq kjo Qeveri po vepron sikur të ishte në mars e jo në Kosovë, nuk po e kupton realitetin qeverisës. Jemi duke bërë përpjekje që deputetët e Kuvendit të Kosovës, ne të Vetëvendosjes ta këndellim këtë Qeveri, në qoftë se nuk mund ta këndellimin kjo qeveri duhet të bie sa më shpejt, sepse po e dëmton vendin për teke individuale të individëve të caktuar ose grupeve të caktuara..”, ka thënë ai.
Pak minuta para reagimit të Humollit edhe dy deputetë të tjerë të partisë në pushtet kanë kërkuar procedimin e pagave për mësimdhënësit. Deputeti Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami janë deklaruar kundër qeverisë Kurti.
Ky është deputeti tjetër i VV-së që del kundër Qeverisë për pagat
Deputeti i LVV-së i del kundër partisë: Pagat duhet të procedohen për mësimdhënësit
Të tjera
-
Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse
“Është një rastësi e lumtur që Pashkët në këtë vit jubilar ekumenik festohen ...
-
Postimi prekës i mitrovicasit pas vdẹkjes së motrës dhe dhëndrit në aksident: S’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy
Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në n...
-
80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit ...
-
Sot mbahet seanca për rastin e vrạsjes së Liridona Ademajt
Sot mbahet seanca e parë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kjo sean...
-
ShBA pezullon sanksionet pasi Kolumbia pranoi fluturimet e dëbimit
SHBA nuk do të vazhdojë me sanksionet ndaj Kolumbisë, pasi Bogota r...
-
Mergim Lushtaku shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Çubrel
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Dervishaj shpreh ngushëllime për vdẹkjen e tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli nga tubimi me veteranët e lavdishëm të UÇK-së: Bashkë, mundemi më mirë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri më tani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë ...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara...
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...