Lajme

Humolli braktisë VV-në: Rruga me mua nuk është e lehtë, me Hakiun kemi të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 13 May 2023

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se ekziston mundësi që të krijohet një grup i ri parlamentar me të larguarit nga VV.

Prej fillimit të mandatit të kësaj legjislature, nga grupi i VV-së janë larguar tri persona. Haki Abazi dhe Fatmir Humolli u larguan së fundi dhe janë të pavarur, ndërsa Doarsa Kica Xhelili i është bashkuar LDK-së.

Humolli e pranon se si deputet i vetëm je i pafuqishëm, ndërsa shton se me Abazin kanë të përbashkëta.

-Advertisement-

“Si individ je i pafuqishëm. Nuk mund të japësh më shumë. Ka nevojë për krijimin e një grupi. Por nuk mund t’i them askujt hajde, pa qenë ai i vetëdijshëm që po i bashkojmë fuqitë. Ai që do mu bashku me mu, e di se nuk kemi rrugë të lehtë”, tha ai, në emisionin Pressing në T7.

“Me Hakiun kemi të përbashkëta, ka njohuri në politikën e jashtme. Ai njeh disa gjëra, unë disa. Unë e njoh sigurinë si mund të frymojë”, shtoi Humolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera