Auto&Tech

Hummer dy katësh më i madhi në botë. Sheiku i ‘çmendur’ pas makinave bën porosinë

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 29 March 2022

Sheikët shquhen të mburren për makina, jahte dhe avionë. Një Sheik i apasionuar pas makinave ka ndërtuar Hummer H1 më i madhi në botë me lartësi mbi 6 metra dhe me dy kate brenda.

Automjeti i jashtëzakonshëm, i porositur nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, krenohet me shkallët, një tualet dhe madje edhe një hapësirë ​​për mysafirë dhe që është plotësisht e lëvizshme. Makina e cila do qendrojë në Muzeun e tij Historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe është 6.6 metra i lartë.

Sheikhu, një miliarder i familjes mbretërore të Emirateve, mban rekordin botëror të Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4 me 718 modele. Hummeri gjigant H1 është i ndërtuar sipas modelit të blindës ushtarake amerikane LARC-LX , mjeti ka katër motorë, një për secilën rrotë. Makina ka një shpejtësi maksimale prej 32 km/h dhe në brendësi ka dy kate. Kati i parë ka shkallë, një tualet dhe një lavaman, ndërsa i dyti ka një vend privat ku priten dhe argëtohen mysafirët dhe miqtë e shtëpisë me një pamje 360 ​​gradë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera