Lajme

Humbjet milionëshe nga keqpërdorimi i ujit

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 18 October 2023

Komisioni Parlamentar për Buxhet ka diskutuar për keqpërdorimin e ujit të pijshëm, derisa aty u ngritën dyshime se miliona euro humbje i janë shkaktuar buxhetit për shkak të mos-raportimit të saktë të sasisë së ujit të prodhuar nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Në veri të vendit nuk dihet kush sa ka harxhuar.

Dhjetëra miliona euro humbje dyshohet se i janë shkaktuar buxhetit në 10 vitet e fundit për shkak të mos deklarimit të saktë të ujit të prodhuar e mos-faturimit të tij nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

Sipas vlerësimeve të bëra vetëm KRU Prizreni gjatë 2022-s ka raportuar mbi 70% më pak ujë sesa është prodhuar.

-Advertisement-

Faturimi i ujit vazhdon të jetë edhe më tej problematik në veri të vendit.

Bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, anëtarët e këtij komisioni shqyrtuan në parim edhe Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore./RTK

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera